Synimi i përgjithshëm i projektit EmpowerMed është të kontriboj në zbutjen e varfërisë energjitike dhe përmirësimin e shëndetit të njerëzve të prekur nga varfëria energjitike në vendet e Mesdheut, veçanërisht gratë.
Objektivat specifik
Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi varfërinë energjitike dhe mjetet për zbutjen e saj duke u ndalur në zonat bregdetare specifike, aspektet gjinore dhe shëndetësore.
Zbatimi i zgjidhjeve praktike për fuqizimin e familjeve të prekura nga varfëria energjitike.
Formulimi i rekomandimeve politike në nivel vendor, kombëtar dhe BE si dhe promovimi i zgjidhjeve që adresojnë varfërinë energjitike.
Veprimet tona
Vizita energjie në familje, instalim pajisjesh për kursim energjie dhe promovim i masave energjitike
Trajnime këshilluese energjie për të ngritur kapacitetet e aktorëve dhe partnerëve
Organizimi i mbledhjeve kolektive për energjinë dhe çështje të shëndetit
Workshope energjie “Bëje vetë”
Fushata advokimi mbi zgjidhje politike gjinore
Rekomandime për të adresuar varfërinë energjitike mes aktorëve kyç
Ndikimi i pritur
10,200 persona të fuqizuar për të përballuar varfërinë energjitike
6 zona pilot
Energji primare e kursyer: 6.5 GWh/vit
Reduktimi i emetimeve të CO2: 1,600 t CO2/vit
160,000 € investime në energji të qëndrueshme
780,000 € kursime në ekonomi
kontribut në politik dhe zhvillim praktikash pozitive të lidhura me varfërinë energjitike
Grupet kyç synues
më shumë se 4,200 familje të prekura nga varfëria energjitike, specifikisht gra, kryefamiljare gra dhe familje me probleme shëndeti, women-led households, and households with health issues
560 aktorë shoqëror
180 ekspertë dhe praktikues shëndeti
220 vendimarrës dhe autoritete politik bërëse në nivel vendor, kombëtar dhe BE